Një person është arrestuar të dielën rreth orës 18:00 në Gjakovë, pasi dyshohet se ka dhunuar një grua.

“Dhunim – Gjakovë 12.11.2023, 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Siç është bërë e ditur në njoftimin e Policisë, viktima tashmë ka pranuar trajtim mjekësor dhe, në bashkëpunim me prokurorin, do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor në mjekësi ligjore.

Ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin do të dërgohet për ekzaminim mjekësor në mjekësi ligjore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në joftimin e Policisë.