Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten e 26 janarit është lokalizuar dhe arrestuar një person në Gjilan, pasi dyshohet për "Vjedhje të rëndë" dhe "Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës’’

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten e 26 janarit se ka arritur të lokalizojë dhe të arrestojë të dyshuarin F.H., pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në rastin “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës”.

Rasti për të cilin është arrestuar personi ka ndodhur më 14.09.2020 në një lokal afarist në Gjilan.

Ndryshe, personi ishte në kërkim policor edhe në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Kësisoj, pas arrestimit, të dyshuarit i është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan me datën 26.01.2023 pas një pune hetimore mirë të organizuar dhe veprimeve operacionale ka arritur që të e lokalizojë dhe të arrestojë të dyshuarin shqiptar F.H. (1983).Arrestimi i tij është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i involvuar në një rast ‘Vjedhje rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës’ i ndodhur me datën 14.09.2020 në një lokal afarist në Gjilan”, thuhet në njoftimin e PK-së në Facebook.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika