Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se kultivoi rreth 28 bimë narkotike në një serrë afër shtëpisë

Arrestimi i të dyshuarit erdhi pasi policia kishte kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit  nga fshati Mogillë – Kllokot, ku gjatë kësaj bastisje rreh 100 metra larg shtëpisë së tij, është gjetur një serrë (kopsht), në të cilën i njëjti dyshohet se kishte mbjellë rreth 28 bimë të shkurres Kanabis Sativa në gjatësi rreth 3 metra

Policia e Kosovës ka dërguar në ndalim 48 orësh një person në Gjilan, nën dyshimin se kishte mbjellë rreth 28 bimë të shkurres Kanabis Sativa, në gjatësi rreth 3 metra afër shtëpisë së tij.

Arrestimi i të dyshuarit erdhi pasi policia kishte kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit  nga fshati Mogillë – Kllokot, ku gjatë kësaj bastisje rreh 100 metra larg shtëpisë së tij, është gjetur një serrë (kopsht), në të cilën i njëjti dyshohet se kishte mbjellë bimët narkotike.

“Pas njoftimit të prokurorit kompetent dhe urdhrit verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake kanë kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar nga fshati Mogillë – Kllokot, ku gjatë kësaj bastisje rreh 100 metra larg shtëpisë së tij, është gjetur një serrë (kopsht), në të cilën i njëjti dyshohet se kishte mbjellë rreth 28 bimë të shkurres së bimës Kanabis Sativa, në gjatësi rreth 3 metra”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Forenzikës për procesim të vendit të ngjarjes, ku edhe në cilësi të provave materiale “janë sekuestruar 3 bimë (mostra), ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit sasia tjetër është asgjësuar në vendin e ngjarjes përmes procesit të djegies, ku edhe është bërë procesverbali mbi shkatërrimin e bimëve narkotike të llojit Kanabis Sativa”.

Njësitet përkatëse policore po vazhdojnë hetimet në lidhje me këtë rast.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika