Një grua në komunën e Graçanicës ka raportuar se është dhunuar nga një person i gjinisë mashkullore dhe sipas saj, po ashtu, ai e ka shantazhuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me datën 28.08.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu sipas viktimës i dyshuari edhe e ka shantazhuar. Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.