Arrestohet një person në Istog, dyshohet se i vodhi kuletën punëtores në QMF

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të premten e 13 janarit një person në Istog, ai dyshohet se i ka vjedhur kuletën punëtores në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog

Ilustrim

Policia e Kosovës të premten e 13 janarit ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për veprën penale “vjedhje”.

Sipas njoftimit, personi me iniciale A.B., më 6 janar ia ka vjedhur kuletën një punonjëse të QMF-së në Istog, ku në të kishte rreth 90 euro e dokumente personale.

“Nga çanta i ёshtё vjedhur kuleta nё tё cilën i kishte pasur rreth nёntёdhjetё (90) euro, kartelën e bankёs, letёrnjoftimin, patentshoferin dhe KI-nё zyrtare tё punёs. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 12.01.2023, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: A.B. i lindur me 1985 Shqiptar/Kosovar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, policia ka bërë të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika