Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person nga komuna e Kaçanikut nën dyshimet për dhunë në familje

Qyteti i Kaçanikut

Një person nga komuna e Kaçanikut është arrestuar nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia e Kosovës njoftoi se i dyshuari është i moshës 37-vjeçare, ku përveç dhunë ndaj bashkëshortes, kishte dëmtuar edhe orenditë e shtëpisë.

“Sot në ora 10:50, Policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Nevzat Qallaku’ në Kaçanik, ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin F.L (M/K) i moshës 37-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshjeje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe kishte dëmtuar dhe demoluar orenditë e shtëpisë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Policia e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin e Policisë në Kaçanik, ku pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar si “Dhunë në familje “.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika