Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet se dhunoi një grua
Policia e Kosovës e ka pranuar një ankesë nga një viktimë femër se ajo për një periudhë katërmujore është detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me një mashkull nga komuna e Kaçanikut. “Viktima femër kosovare ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar përmes kanosjes dhe shantazhit është dhunuar seksualisht gjatë periudhës së cekur kohore […]
Policia e Kosovës e ka pranuar një ankesë nga një viktimë femër se ajo për një periudhë katërmujore është detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me një mashkull nga komuna e Kaçanikut.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar përmes kanosjes dhe shantazhit është dhunuar seksualisht gjatë periudhës së cekur kohore shkurt-maj të vitit 2023”.
Më tej, Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari dhe me vendimi të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pas veprimeve të menjëhershme policore, me datën 04.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.















