Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet se sulmoi dy policë

Qyteti i Kaçanikut

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet të ketë kanosur dhe sulmuar fizikisht dy policë në rrugën “Emin Duraku” në Kaçanik.

Në raportin e përditshëm të policisë bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollimit të dokumenteve, kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë (një femër dhe një mashkull). Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika