Një person është arrestuar të hënën në Lipjan, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka publikuar përmbajtje fyese, kërcënuese dhe denigruese në rrjete sociale ndaj një zyrtari policor.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është një mashkull kosovar, ndërsa viktima është po ashtu zyrtar policor me shtetësi kosovare.

““Më 26.05.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në vazhdimësi ka bërë publikime në rrjete sociale me përmbajtje fyese, kërcënuese dhe denigruese ndaj viktimës mashkull kosovar zyrtar policor”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është iniciuar si “ngacmim”, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.