Arrestohet një person në Merdar për pengim të kryerjes së detyrës së policit
Një person është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdarë, pasi dyshohet se ka penguar një zyrtar policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 22 korrikut 2026, rreth orës 05:20. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte penguar zyrtarin […]
Një person është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdarë, pasi dyshohet se ka penguar një zyrtar policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 22 korrikut 2026, rreth orës 05:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.















