Një person është arrestuar në Mitrovicë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje.
Rasti ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 15:00.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor.
I dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.