Arrestohet një person në Mitrovicë, sulmoi fizikisht gruan e tij

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se në banesë posedonte armë zjarri

Të enjten e 21 marsit në Mitrovicë, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se në banesë posedonte armë zjarri e cila ishte pa leje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se në banesë posedon armë zjarri”, thuhet në raportin e policisë.

Njësiti policor ka thënë se, arma e zjarrit ishte e llojit TT me një karikator, kishte 85 fishekë të kalibrit 7.62 mm të cilët janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika