Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut për dhunë në familje, ishte nën ndikimin e alkoolit

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “dhunë në familje” në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten në rrugën “Zoran Gjingjiq”, ku gjatë patrullimit, zyrtarët policorë kanë vërejtur një person të gjinisë mashkullore duke sulmuar dy persona të tjerë, një grua dhe një burrë.

“Njësitë policore menjëherë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar të dyshuarin, ndërsa të gjitha palët e përfshira në rast janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se viktimat kanë refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa gjatë intervistimit është konstatuar se i dyshuari dhe viktimat janë në lidhje familjare.

Po ashtu, pas testimit me alkooltest, ka rezultuar se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.06 promil alkool në gjak.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim me të është iniciuar rasti ‘dhunë në familje’, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, njofton policia.

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të raportojnë çdo rast të dyshuar të dhunës në familje, duke theksuar se rastet e tilla trajtohen me seriozitet dhe në përputhje me ligjin, me qëllim mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e dhunës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika