Arrestohet një person në Novobërdë pas të shtënave me armë zjarri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar mashkull kosovar në komunën e Novobërdës, pas një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur të shtunën mbrëma, më 08.11.2025, rreth orës 20:35.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në afërsi të viktimës, një mashkull kosovar, dhe më pas e ka goditur atë me kondak të armës. Viktima ka marrë trajtim mjekësor për plagët e pësuara.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja, ndërsa arma e zjarrit është gjetur në veturën e të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika