Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin për sulm seksual, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 19 korrik 2026, rreth orës 12:15, pasi një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull.
“I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.