Arrestohet një person në Obiliq, pengoi policët gjatë detyrës
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Raskovë të Obiliqit pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë tentimit për ta arrestuar. Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, i dyshuari kishte urdhër arrest nga gjykata. Rasti është iniciuar nga policia si “Pengim i personit zyrtar gjatë detyrës”. “Është arrestuar i dyshuari […]
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Raskovë të Obiliqit pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë tentimit për ta arrestuar.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, i dyshuari kishte urdhër arrest nga gjykata.
Rasti është iniciuar nga policia si “Pengim i personit zyrtar gjatë detyrës”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka penguar zyrtaret policorë gjatë tentimit për ta arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, për të cilin kishte urdhër arrest nga gjykata, ku i kërkuari ka arritur që të largohet në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.















