Arrestohet një person në Obliq, dyshohet se vodhi thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut

Është arrestuar një person në Obiliq, pasi është zënë duke vjedhur thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut

Ilustrim

Një person është arrestuar në Obiliq. Ai dyshohet se ka vjedhur thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Automjeti dhe thëngjilli janë sekuestruar.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se është kapur duke e mbushur kamionetën e tij me thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut. Automjeti dhe thëngjilli janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika