Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se kanosi zyrtarët policorë

Një person është arrestuar në Pejë sepse dyshohet që fillimisht gjatë vozitjes nuk i ka përfillur urdhrat nga zyrtarët policorë për ndalim, e më pas verbalisht i ka kanosur ata

Ilustrim

Është arrestuar një person sepse i njëjti dyshohet se gjatë vozitjes nuk i ka përfillur urdhrat nga zyrtarët policorë për ndalim e më pas verbalisht i ka kanosur këta zyrtarë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se ky rast ka ndodhur në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, gjatë ditës së djeshme në orën 17:18.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Eliot Engel, Pejë / 02.04.2024 – 17:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij, fillimisht nuk ka përfillur urdhrat e dhënë nga zyrtarët policorë për ndalim e më pas verbalisht ka kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika