Arrestohet një person në Pejë, për dhunë në familje dhe kërcënim ndaj një zyrtarit të Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës ka raportuar për një incident të dhunës në familje dhe kërcënim ndaj një zyrtari policor në 24 orët e fundit. Më 26 dhjetor 2023, në orën 20:10 në Pejë, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj një viktimës femër sipas raportit të Policisë së Kosovës. Ndërsa, policia, […]
Policia e Kosovës ka raportuar për një incident të dhunës në familje dhe kërcënim ndaj një zyrtari policor në 24 orët e fundit.
Më 26 dhjetor 2023, në orën 20:10 në Pejë, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj një viktimës femër sipas raportit të Policisë së Kosovës.
Ndërsa, policia, gjithashtu, ka thënë se i dyshuari gjatë arrestimit e ka kërcënuar dhe zyrtarin policor.
“Dhunë në familje & Kanosje ndaj zyrtarit policor pejë 26.12.2023 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka përdorur dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Po ashtu i dyshuari gjatë arrestimit ka kanosur zyrtarin policor. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës.
Pas vendimit të prokurorit pas marrjes në pyetje, të dyshuarit i është caktuar masa e mbajtjes.















