Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave piramidale
Në Podujevë mbrëmë është arrestuar një person nën dyshimin për organizimin e skemave piramidale. Bëhet e ditur se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetë dhe sekuestruar: një shtëpizë kompjuteri, një laptop dhe një shumë parashë. I arrestuari me inicialet E.M me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, […]
Në Podujevë mbrëmë është arrestuar një person nën dyshimin për organizimin e skemave piramidale.
Bëhet e ditur se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetë dhe sekuestruar: një shtëpizë kompjuteri, një laptop dhe një shumë parashë.
I arrestuari me inicialet E.M me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.















