Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka shantazhuar një grua.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 qershor, ndërsa i dyshuari, një mashkull kosovar, është arrestuar më 8 shtator 2026.
“Lidhur me rastin, më 08.09.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka shantazhuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin policor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.