Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin për sulm seksual ndaj një gruaje.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është nën hetime.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.