Arrestohet një person në Prishtinë, i sekuestrohen dhjetëra armë e qindra fishekë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në fshatin Koliq të Prishtinës, pasi i janë gjetur në shtëpi armë dhe municione

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Koliq të Prishtinës, pasi i janë gjetur në shtëpi armë dhe municione.

Në njoftim thuhet se personi dyshohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Në komunikatë për medie thuhet se Policia e Kosovës e ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe ka sekuestruar si vijon:

  • “Një armë (pistoletë) kal: 7.62mm,
  • Dy armë (pistoletë) kal: 9×19 mm
  • Tetë karikatorë,
  • 61 fishekë kalibër 62
  • Dy armë gjuetie, kal:  12 GA
  • Një pushkë me dylbi prodhim italian dhe
  • 303 fishekë kalibrash të ndryshëm”.

Policia është duke e hetuar rastin.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika