Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, i dyshuar për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00, në rrugën “Haxhi Zeka”.

Policia ka kryer kontroll në një lokal dhe në banesën e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar: 1.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një armë automatike të tipit AK-47 me një fishek, pajisje për kultivimin e bimëve narkotike, dy aparate për lojëra të fatit, dhe 1,480 euro para të gatshme.

I dyshuari, shtetas kosovar, është ndaluar dhe, pas procedurave të para hetimore, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.