Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje, pasi një ditë më herët, përmes rrjetit social, kishte publikuar në profilin e tij një koment me përmbajtje kërcënuese.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është kosovar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si kanosje.Burimet brenda MPB-së i kanë thënë RTKlive se bëhet fjalë për J.S., i cili, sipas të dhënave të siguruara nga institucionet e sigurisë, figuron i dyshuar në gjithsej 31 raste kriminale të evidentuara gjatë periudhës 2000–2023.

Të dhënat tregojnë se rastet në të cilat ai është evidentuar si i dyshuar lidhen me një gamë të gjerë veprash penale. Në mesin e tyre përfshihen vrasja në tentativë, sulmi, kanosja, posedimi dhe përdorimi ilegal i armëve, si dhe raste të tjera të natyrave të ndryshme.

Në evidencat e sigurisë përmenden gjithashtu raste për vjedhje, zhvatje, pengim të drejtësisë, pengim të personave zyrtarë, prishje të rendit publik dhe dëmtim të pasurisë.

Në disa prej rasteve janë evidentuar edhe gjetje të armëve të zjarrit dhe shkarkim i armës.

Sipas të dhënave, numri më i madh i rasteve në të cilat Selmani figuron i dyshuar është regjistruar gjatë periudhës 2000–2011, kryesisht për vepra që lidhen me armë, dhunë, kanosje dhe zhvatje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika