Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar të martën në Prishtinë pasi dyshohet se e kishte ngacmuar një grua. Në njoftim thuhet se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “ngacmim”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shqetësuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.