Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 08:50, në rrugën “Luan Haradinaj”.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i kishte penguar zyrtarët në një institucion gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjatë arrestimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
