Arrestohet një person në Prishtinë, shihet duke mbuluar një thes që dyshohet se ishte me dinamit

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dy individë raportuan tek Policia se po mbulonin një thes që dyshohej se ishte me dinamit. I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe njësiti për deminim është thirrur në vendngjarje për të intervenuar

Një person është arrestuar në Prishtinë për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Dy persona e kanë raportuar në Polici atë dhe një tjetër se po mbulonin një thes që dyshohej se ishte me dinamit.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa në vendngjarje është thirrur njësiti për deminim.

“Prishtinë / 29.02.2024 – 18:00. Dy meshkuj kosovarë kanë raportuar se kanë hasur dy persona të panjohur duke mbuluar me rërë një thes që dyshohet të jetë mbushur me dinamit. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar njësiti për deminim për të dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika