Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi ta transportonte një kallashnikov me autobus

Policia e Kosoves ka njoftuar se nje person është arrestuar te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se po tentonte ta transportonte një armë të llojit AK-47 (kallashnikov) përmes autobusit.

Sipas njoftimi të Policisë së Kosovës, ë valixhe përveç armës kishte edhe 68 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes një autobusi ka tentuar ta transportoj një valixhe brenda së cilës kishte një AK-47 me 68 fishekë. Lidhur me rastin arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “Importi, Eksporti, Furnizimi, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi, Ndërmjetësimi ose Shitja e Paautorizuar e Armëve apo Mjeteve Plasëse”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika