Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua kosovare është paraqitur në stacionin policor lidhur me një rast të dyshuar të dhunimit.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar fillimisht në strehimore dhe më pas në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim.
“I dyshuari i përfshirë në rast është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.