Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për krime lufte ndaj popullatës civile
Është arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë. Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “Prizren 1998-1999. Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak të dyshimit se ka kryer veprën […]
Është arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 1998-1999. Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë viteve 1998-1999 në rajonin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.















