Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për posedim të narkotikëve dhe armës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me iniciale L. K. viti i lindjes 1999 nën dyshimin për posedim të substancave narkotike dhe armës

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftimin e policisë thuhet se sot njësitet policore nga Drejtoria për njësitet policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Prizren, nën asistencë të NjRSh-së dhe Njësisë së Forenzikës, pas një pune intensive hetimore disamujore, me urdhërkontrollin nga gjykata kompetente, kanë kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme.

Në këto lokacione janë gjetur dhe janë sekuestruar provat materiale si, “një kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: 10 gramë, dy rollne, dy mulli për bluarje, një pako me rizlla, një pushkë ajrore, një kuti metali me fishekë, një kavanoz qelqi me 27 qese të ndara, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë totale 18.36 gramë, një peshore digjitale, një palë gërshërë dhe foli najloni, një DVR, një motoçikletë, një telefon mobil.

“Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar me iniciale L. K. viti i lindjes 1999, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë, në ndërkohë që njësitet përkatëse policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika