Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rajonin e Prizrenit, i dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme kibernetike që lidhen me keqpërdorimin e të dhënave bankare dhe personale, kryesisht të shtetasve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Autoritetet bëjnë të ditur se rasti është hetuar në bashkëpunim me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas dyshimeve, personi kishte arritur të siguronte në mënyrë të paautorizuar të dhëna të kartelave bankare dhe të dhëna personale, kryesisht të shtetasve amerikanë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material për vete ose për persona të tjerë.
“Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kanë arrestuar një person në rajonin e Prizrenit, i dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme kibernetike që lidhen me keqpërdorimin e të dhënave bankare dhe personale, kryesisht të shtetasve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Autoritetet bëjnë të ditur se rasti është hetuar në bashkëpunim me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas dyshimeve, personi kishte arritur të siguronte në mënyrë të paautorizuar të dhëna të kartelave bankare dhe të dhëna personale, kryesisht të shtetasve amerikanë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material për vete ose për persona të tjerë.
Më tej, sipas njoftimit, i dyshuari i kishte vënë këto të dhëna në dispozicion për keqpërdorim, duke i publikuar në platforma të caktuara online.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Gjatë kontrollit policor janë sekuestruar edhe prova që konsiderohen relevante për hetimin.
Policia dhe Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se rasti mbetet në proces hetimor dhe se veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në koordinim me autoritetet amerikane”, thuhet në njoftim.