Arrestohet një person në Prizren, i gjenden narkotikë e armë në shtëpi
Është arrestuar një person i dyshuar, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, të njëjtit i janë gjetur armë dhe substanca narkotike në masë prej më shumë se 3 kilogramësh. Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se të njëjtit përpos marihuanës e municioneve, i janë gjetur edhe para prej më shumë […]
Është arrestuar një person i dyshuar, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, të njëjtit i janë gjetur armë dhe substanca narkotike në masë prej më shumë se 3 kilogramësh.
Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se të njëjtit përpos marihuanës e municioneve, i janë gjetur edhe para prej më shumë se 2880 eurosh.
“Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të realizuar, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim: – Pesё (6) qese najloni me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshё tё pёrgjithshme prej 3 kg e 45 gramësh.
-Dy peshore digjitale
-Pistoletë me karikator me 3 fishekë brenda.
– Pistoletë me njё karikator me 4 fishekë
– Shtatё (7) fishekë kalibër i panjohur.
– Njёqind e pesёdhjetё e dy (152) qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave
narkotike.
– Dyzet (40) stega plastike,
– Dy (2) rolle me foli plastike,
– Njё(1) rolle foli alumini,
– Para në vlerë prej; 2880 eurosh, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar drejt stacionit policor, me ç’rast, ёshtё intervistuar. Pas kësaj të fundit, me vendim tё prokurorit kompetent, i njëjti ёshtё ndaluar pёr 48 orё.















