Arrestohet një person në Prizren për sulm seksual ndaj një mashkulli
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual në qytetin e Prizrenit. Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një viktime, gjithashtu mashkull kosovar. Viktima ka marrë trajtim mjekësor pas ngjarjes. Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në […]
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual në qytetin e Prizrenit.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një viktime, gjithashtu mashkull kosovar.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor pas ngjarjes. Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në ndalim policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.















