Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për organizim të skemave piramidale

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Skenderaj. Ai dyshohet për organizim të skemave piramidale

Policia e Kosoves/ Foto: Visar Loku

Është arrestuar një i dyshuar për veprën penale “Organizim i skemave piramidale”, në sheshin e qytetit në Skenderaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se në lokalin e të dyshuarit zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.

“Tre televizor për shërbime të basteve, katër monitor, katër shtëpiza, 8 topa letër për printime, tre tastiera , 20 tiketa, një libër i basteve, 1×100 €, 2×20€, 16×5€, 3×2€, 11×1€, 52×05 cent, 23×0.10 cent, 9×0.5cent dhe një lexues i tiketave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika