Një person është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në Skenderaj, ndërsa për rastin është arrestuar një i dyshuar.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se gjatë përdorimit të armës ka plagosur pa dashje një person tjetër.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti është duke u hetuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.