Arrestohet një person në Sllovaki, kërcënoi se do të bënte sulm të ngjashëm me atë në Pragë

Policia në Sllovaki ka arrestuar një person, i cili kërcënoi të kryente masakër të ngjashme si në Pragë

Policia në Sllovaki ka arrestuar një person, i cili kërcënoi të kryente masakër të ngjashme me atë në Pragë.

Siç raporton BBC, policia ka thënë se 64-vjeçari është ndaluar në qytetin verior Zilina, pasi telefonoi shërbimet emergjente duke thënë se synon të bëjë atë “që ndodhi në Pragë”.

Ai përballet me ndjekje penale për përhapjen e alarmit të përgjithshëm, që parashikon një dënim maksimal prej dy vjetëve burgim.

Të enjten një student hapi zjarr në një universitet në Pragë, duke vrarë 14 persona, ndërsa më pas vrau veten.

Policia e Çekisë po ashtu ka bërë disa arrestime që nga rasti.

Policia e Sllovakisë ka thënë se personi i arrestuar kishte telefonuar shërbimet emergjente duke thënë se dëshiron të blejë një armë të ngjashme me atë që kreu sulmin vrasësi në Pragë.

Policia ka publikuar një video ku shihen zyrtarët policorë të armatosur me armë automatike duke hyrë në apartament dhe arrestuar të dyshuarin.

Në Republikë të Çekisë, një burrë tjetër u arrestua pasi kërcënoi se do t’i vrasë anëtarët e mbijetuar të familjes së vrasësit të Pragës. Policia ka thënë se ka gjetur një armë në shtëpinë e të dyshuarit në rajonin Vysocina.

E të premten mbrëma policët u ftuan në një fshat në perëndim të Plzenit, pasi një burrë kërcënoi se do t’i vriste fqinjët. Ai u arrestua, por u zbulua se ishte i dehur dhe i paarmatosur.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika