Arrestohet një person në Suharekë, ushtroi dhunë ndaj gruas

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në komunën e Suharekës, nën dyshimet se e ka sulmuar fizikisht gruan.

Sipas njoftimit, i dyshuari e kishte shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht e me këtë rast ka shkelur urdhrin mbrojtës, lëshuar nga gjykata kompetente. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si dhunë në familje.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika