Arrestohet një person në Xërxë, dyshohet se vodhi barna në shtëpinë e shëndetit
Është arrestuar një person në fshatin Xërxë të Rahovecit nën dyshimin se i njëjti, ka vjedhur barna në shtëpinë e shëndetit në këtë fshat. Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se në raste të tjera, i dyshuari ka vjedhur disa kabllo elektrike dhe pajisje tjera. “Fsh. Xërxë, Rahovec 21.12.2022 – 07:30. Është […]
Është arrestuar një person në fshatin Xërxë të Rahovecit nën dyshimin se i njëjti, ka vjedhur barna në shtëpinë e shëndetit në këtë fshat.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se në raste të tjera, i dyshuari ka vjedhur disa kabllo elektrike dhe pajisje tjera.
“Fsh. Xërxë, Rahovec 21.12.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka vjedhur një sasi të barnave në shtëpinë e shëndetin në fsh. Xërxë. Po ashtu dyshohet se në raste tjera ka vjedhur edhe disa kabllo elektrike dhe pajisje tjera”, thuhet në raport.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.















