Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje dhe kanosje në Kaçanik

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Kaçanik nën dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Kaçanik për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje.

I dyshuari i moshës 54-vjeçare, sipas policisë, për shkak të një mosmarrëveshjeje e kishte kanosur me armë një person tjetër të moshës 47-vjeçare.

Policia ka konfiskuar nga i dyshuari një pistoletë me 12 fishekë dhe një thikë.

Arma e të dyshuarit e konfiskuar nga Policia e Kosovës

“Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar në fshatin Vatë dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.N (M/K) i moshës 54-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshjeje kishte kanosur me armë personin tjetër mashkull kosovar i moshës 47-vjeçar, ndërsa më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit ( pistoletë) me 12 fishekë dhe një thikë”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika