Arrestohet një person për gjuajtje me armë në një aheng familjar në Shtime
Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Shtime, njofton opinionin publik se sot, më 29.06.2025, rreth orës 11:10, ka pranuar një informatë lidhur me të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Petrovë të komunës së Shtimes. Menjëherë pas marrjes së informacionit, patrulla policore ka reaguar me shpejtësi dhe ka dalë në […]
Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Shtime, njofton opinionin publik se sot, më 29.06.2025, rreth orës 11:10, ka pranuar një informatë lidhur me të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Petrovë të komunës së Shtimes.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, patrulla policore ka reaguar me shpejtësi dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Aty është kontaktuar pronari i ahengut, i cili ka deklaruar se kishte shtënë me armë zjarri gjatë festës.
Personi i dyshuar, G.R., 33 vjeç, është shoqëruar në Stacionin Policor në Shtime dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.
Rasti është duke u trajtuar nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Shtime.















