Arrestohet një person për grabitje të armatosur në Ferizaj

Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në banesën e tij dhe është dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Është arrestuar një person nën dyshimin për grabitje të armatosur në Ferizaj, mbrëmjen e së mërkurës.

Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit i është gjetur një armë zjarri. Ai është arrestuar në banesën e tij.

“Me datën 22.03.2023 rreth orës 19:10 policia rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion, se në fshatin Bablak të Ferizajt ishte një rast i grabitjes së armatosur.  Fillimisht policët e rendit, e më pas krimteknikët dhe hetuesit rajonal kanë ndalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim te prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet. Nga hetimet e para dyshohej se tre persona nën kërcënimin e armës kanë ndaluar një veturë të postës së shpejtë dhe nga drejtuesi I veturës i kanë grabitur para në vlerë prej 770 eurove dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Hetuesit rajonal pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë siguruar prova të mjaftueshme dhe kanë identifikuar të dyshuarin, të cilin me datën 09.08.2023 rreth orës 22:00 e kanë arrestuar dhe në banesën e tij kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar një armë të zjarrit automatike, me të cilën dyshohet se ka kryer grabitjen”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“I dyshuari është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika