Arrestohet një person për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përvetësim në detyrë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se në koordinim me Hetuesit e Doganës së Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për vepra penale që lidhen me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përvetësim në detyrë. Sipas Prokurorisë, ndaj të dyshuarit është lëshuar urdhër ndalimi prej 48 orësh nga Prokurori i […]
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se në koordinim me Hetuesit e Doganës së Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për vepra penale që lidhen me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përvetësim në detyrë.
Sipas Prokurorisë, ndaj të dyshuarit është lëshuar urdhër ndalimi prej 48 orësh nga Prokurori i Shtetit, ndërsa brenda afatit ligjor pritet të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Personi dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe për “Përvetësim në detyrë” sipas nenit 418 të po të njëjtit Kod.















