Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Leposaviq-Jarinje, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kontrabandë me migrantë”.

Njësitet policore gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit kanë gjetur shtatë shtetas të huaj, të cilët ishin duke u transportuar kundërligjshëm.

Pas rastit, shtetasit e huaj janë trajtuar sipas procedurave nga njësia për migrim dhe të huaj.

“Rr. Leposaviq-Jarinje 27.02.2023-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, pasi njësitet policore gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar kanë hasur 7 (shtatë) shtetas të huaj, të cilët ishin duke u transportuar kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj janë trajtuar sipas procedurave nga njësia për migrim dhe të huaj”.