Arrestohet një person për rastin “Fajdeja”, të dyshuar janë edhe 36 të tjerë

Sot është arrestuar një person lidhur me rastin "Fajdeja". Në po të njëjtin rast të dyshuar janë edhe 36 persona e të arrestuar janë 28 të tjerë

Ilustrim

Sot është arrestuar një person i cili ishte në kërkim për rastin “Fajdeja”.

Në lidhje me po të njëjtin rast të dyshuar janë edhe 36 persona e të arrestuar janë 28 të tjerë.

“Po ashtu ende ka persona në kërkim policor dhe me urdhërarrest të lëshuar. Gjatë hetimeve të rastit me autorizim të prokurorit të rastit dhe urdhëresë të gjykatës, janë zhvilluar masa intensive të avancuara hetimore, ndërsa rasti është ende në hetim nga ana Prokurorisë Themelore në Ferizaj”, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, përmes kësaj komunikate, ka sqaruar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë me datën 18 tetor 2022, ka iniciuar rast për veprën penale “Fajde”, ndërsa me datën 20 tetor 2022 në Prokurorinë Themelore në Ferizaj ka dorëzuar kallëzim penal.

Kallëzimi penal është dorëzuar kundër disa të dyshuarve, ndërsa gjatë hetimeve nën autorizimin e prokurorit të rastit, me datën 04 maj 2023, ka dorëzuar edhe një raport plotësues të kallëzim penal në Prokurorin Themelore në Ferizaj, kundër disa të dyshuarve e në mesin e tyre edhe për të dyshuarin me inicialet A.G, i cili tashmë është i arrestuar.

“Më datën 17.05.2023, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.G., në Komunën e Vushtrrisë, ku gjatë kontrollit i dyshuari nuk është hasur në shtëpi dhe të njëjtit i është lënë ftesë që të paraqitet në polici në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa po më të njëjtën datë 17.05.2023, i njëjti është vendosur në kërkim policor në sistemin e policisë dhe është arrestuar dje më datë 11.04.2024”, thuhet në komunikatën për media.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika