Arrestohet një person për shpërthimin e veturës së u.d. të drejtorit të QKUK-së
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është arrestuar një person i dyshuar për shpërthimin e ndodhur më 30 prill në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte në shënjestër vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Osman Hajdari. Personi i arrestuar është identifikuar me inicialet B.K. […]
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është arrestuar një person i dyshuar për shpërthimin e ndodhur më 30 prill në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte në shënjestër vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Osman Hajdari.
Personi i arrestuar është identifikuar me inicialet B.K. dhe është kapur në qytetin e Podujevës. Ai po hetohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Zjarrvënia” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës ka arrestuar nje (1) person B.K. në Podujevë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 par. 2 të KPRK-së, Zjarrvënia” nga neni 322 par. 2 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së, i cili ka ndodh me datë 30.04.2025 në oborrin e QKUK-së, kundër veturës se UD Drejtorit të QKUK-së, operacioni policor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e shtetit është duke vazhduar në mënyrë të intensifikuar në disa lokacione të ndryshmë për mbledhjen e provave për hetimin e të gjitharrethanave të rastit.
Organet e rendit mbeten të përkushtuar për të zbuluar motivet dhe zbardhjen e rastit në tërësi”, thuhet në njoftim.















