Arrestohet një person për tentim vrasje në Prishtinë, tjetri në arrati

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për tentim vrasje në Prishtinë, kurse i dyshuari tjetër gjendet në arrati

Policia e Kosovës-Ilustrim

Policia e Kosovës, këtë të mërkurë e ka arrestuar një person i cili dyshohet për tentim vrasje.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur me datën tetë janar në lagjen Emshir të komunës së Prishtinës.

“Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë me datën 08.01.2023, në lagjen Emshir, në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku nga arma e zjarrit është plagosur një person”, thuhet në njoftim.

Policia i ka identifikuar dy të dyshuar, një nga ta është arrestuar. Personi i arrestuar është një 36 vjecar me inicialet I. Q, të cilit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetuesit rajonal kanë ndërmarrë menjëherë veprime operative e hetimore të cilat kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar, si dhe arrestimin e njërit nga ta. I. Q,  mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të  prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, pasi që të njëjtit i janë gjetë dhe sekuestruar: një armë zjarri, një karikator, 14 fishekë dhe një thikë.

Hetuesit janë në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika