Arrestohet një person për “vrasje në tentativë” në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Prizren pasi me një tjetër të dyshuar kanë sulmuar njërin të hënën. Sipas njoftimit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Prizren pasi me një tjetër të dyshuar kanë sulmuar njërin të hënën.
Sipas njoftimit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati, kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin policor.















