Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë si të dyshuar për vrasjen e një tjetri ditën e djeshme në Fushticë të Drenasit.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton Dukagjini.
“Fushticë e Poshtme, Gllogoc / 01.11.2025 – 13:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar. Është sekuestruar pistoleta, një gëzhojë dhe një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.
Vdes një person në Fushticë të Drenasit, dyshohet se u qëllua me armë zjarri